Beogradi përshëndet përforcimin
e KFOR: Përgatiten përsëri trazira

Beogradi përshëndet përforcimin <br />e KFOR: Përgatiten përsëri trazira
ZVEÇAN – Ministri për Kosovën në Serbi Goran Bogdanoviç tha se në Kosovë mund të përsëriten trazirat e marsit të vitit 2004. Bogdanoviç ka folur për televizionin Most të Zveçanit dhe citohet nga B92.

Bogdanoviç tha se ka frikë se Prishtina do të përpiqet të bëjë “diçka të ngjashme ose të njëjtën gjë si në 17 mars 2004”. “Ne kemi informacione se në Prishtinë po bëhen përgatitje serioze dhe për këtë arsye është mirë që prezenca e forcave ndërkombëtare është rritur”, tha Bogdanoviç për Most TV.

Në 17 mars të 2004, pas incidentit të mbytjes së disa fëmijëve shqiptarë në lumen Ibër, në kosovë shpërtheu një dhunë etnike gjatë së cilës humbën jetën 19 civilë dhe u dogjën mjaft shtëpi e u dëmtuan kisha e manastire.

Bogdanoviç u ka kërkuar edhe njëherë serbëve në Zveçan dhe Zubin Potok që te mos i mbajnë zgjedhjet lokale duke i paralajmëruar se asnjë qeveri serbe nuk do ta njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA