Beogradi përpiqet të ulë rëndësinë e marrëveshjes për konsultime politike me Moskën! Ministri i Jashtëm serb: Nuk i njohim referendumet në Ukrainë

Beogradi përpiqet të ulë rëndësinë e marrëveshjes për konsultime politike me Moskën! Ministri i Jashtëm serb: Nuk i njohim referendumet në Ukrainë

Sergei Lavrov dhe Nikola Selakoviç

Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviç, u përpoq të dielën të ulë rëndësinë e një marrëveshjeje me Rusinë, pasi shteti ballkanik, i cili aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, u përball me kritika për nënshkrimin e saj.

Ministri serb nënshkroi të premten marrëveshjen për "konsultime" të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Plani i konsultimit i paraparë me marrëveshjen pritet të zgjasë për dy vjet, u tha të premten në një deklaratë të ministrisë serbe. Serbia zyrtarisht është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ruan marrëdhënie të ngushta me Rusinë. mLajmi i marrëveshjes shkaktoi kritika të ashpra të një pjese të opozitës në Serbi por edhe të disa politikanëve të Bashkimit Evropian. mSerbia një kandidate për anëtarësim në BE nënshkroi marrëveshje me Rusinë për politikën e jashtme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilçik, e cilësuan marrëveshjen si një goditje të madhe për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Zyrtarët nga opozita pro-perëndimore e Serbisë thanë se marrëveshja është një shenjë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, një ish-ultranacionalist, ka hequr dorë nga orientimi i vendit ballkanik drejt Bashkimit Evropian dhe po e afron atë më pranë Moskës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se marrëveshja Serbi-Rusi, “duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”.

Ministri serb Selakoviç tha të dielën se tha se marrëveshja është "teknike" dhe lidhej me marrëdhëniet dypalëshe, por jo me çështjet e sigurisë. Serbia, tha ai, ka nënshkruar dokumente të ngjashme me Rusinë që nga viti 1996.

“Sa më përket mua, qeveria mund ta kishte refuzuar një plan të tillë, por nuk ka asgjë të diskutueshme në të. Plani po kritikohet nga ata që nuk e kanë parë”, tha ai.

Serbia mbështetet në përkrahjen e Moskës në kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës e cila u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore. Ndonëse pohon se e mbështet tërësinë tokësore të Ukrainës, Serbia ka refuzuar vazhdimisht t'u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Përafrimi i politikave të jashtme me Bashkimin Evropian është një nga parakushtet kryesore për t'u anëtarësuar në bllokun 27-vendesh, por Serbia i ka kundërshtuar vazhdimisht thirrjet për ta bërë një gjë të tillë./VOA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Marrëveshja Rusi-Serbi, Ministri i Jashtëm serb: Është nënshkruar në vitin 1996, çështje teknike! Nuk do i njohim referendumet në Ukrainë

Ministrit i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç gjatë një konference për shtyp, i pyetur nëse Serbia do t'i pranojë rezultatet e referendumit në rajonet e Ukrainës, ai tha se shteti serb nuk mund t’i pranojë ato, kjo në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe parimet dhe normat e pranuara përgjithësisht të së drejtës publike ndërkombëtare.

“Nga njëra anë, përkushtimi ynë ndaj parimeve dhe rregullave të së drejtës publike ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara, është parimor dhe nga ana tjetër, do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesat tona shtetërore dhe kombëtare, krejtësisht në kundërshtim me Politika e ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit territorial dhe përkushtimi ndaj parimit të paprekshmërisë së kufijve”, u shpreh Selakoviç.

I pyetur nga një gazetar se çfarë mesazhi po dërgon Serbia me marrëveshjen që nënshkroi me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, Selakoviç u përgjigj se vetëm ata që nuk e kanë lexuar e kritikojnë marrëveshjen dhe se ajo shërben vetëm si justifikim i mjaftueshëm për një sulm mbi vendin e tyre.

“Ajo marrëveshje është nënshkruar që në vitin 1996 dhe është çështje teknike, nuk ka asnjë konotacion të politikës së sigurisë. Bëhet fjalë për marrëdhënie dypalëshe dhe aktivitet shumëpalësh. Qeveria mund ta kishte refuzuar një plan të tillë, por nuk ka asgjë të diskutueshme në të dhe është kritikuar nga ata që as nuk e kanë parë”, tha Ministri i Jashtëm serb.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xi jinping: 25/09/2022 17:31

    Nuk e kuptoni qe Russia nuk mund te izolohet totalisht ? Nuk e kuptoni qe Rusia eshte jetike per Europen dhe boten ? Per shkak te arrogances perendimore kemi arritur ketu ku jemi dhe akoma skemi pare asgje , kjo krize zgjidhet permes dialogut dhe marreveshjes dhe jo duke kerkuar ta izolosh nje vend nepermjet sanksioneve dhe ne krahun tjeter te furnizosh me arme Ukrainasit. Shpresoj qe Europa ta kuptoje qe sanksionet nuk funksionojne vetem agravojne situaten ekonomike dhe politike te botes , ti lutemi zotit per paqe !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se në primaret e Rithemelimit ka garë të ndershme?



×

Lajmi i fundit

Kostumi 100-vjeçar i ‘Rita Orës’ në muzeun antropologjik të universitetit Cambridge përkrah koleksionit të Edith Durham

Kostumi 100-vjeçar i ‘Rita Orës’ në muzeun antropologjik të universitetit Cambridge përkrah koleksionit të Edith Durham