Beqaj: 120 inspektime në ditë për
mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve

Beqaj: 120 inspektime në ditë për<br />mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka prezantuar raportin vjetor të punës së tij për vitin 2016. Të dhënat u bënë publike nga kreu i këtij institucioni Eltar Deda në prani edhe të Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Gjatë prezantimit, Deda tha se vitit e kaluar janë realizuar afro 45 mijë inspektime në të gjithë vendin, ose 62% më shumë se një vit më parë ndërsa janë marrë 529 masa administrative në total, 7% më shumë se viti 2015.

Përsa i përket objektivave të vitit 2017, Kryeinspektori Deda theksoi se ato janë ngritja e vazhdueshme e nivelit profesional të personelit të ISHSH, shtrirja e E-inspektim në të gjitha qarqet e vendit, përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të punës dhe mbështetje me bazë logjistike, hapja e njësive të ISHSH pranë pikave të kalimit të kufirit, formalizimi i procesit të DDD, nga importi deri në aplikim si dhe ndërmarrja e hapave të nevojshëm për ndryshime ligjore,(ligje, VKM, Urdhra) dhe përgatitja apo përmirësimi i rregulloreve dhe listë kontrolleve.

Nga ana e tij, Ministri Beqaj vlerësoi volumin e punës në krahasim edhe me një vit më parë. “Bazuar në atë çfarë u paraqit në raportin, praktikisht ju keni realizuar vitin e kaluar 120 inspektime në ditë, volumi nuk është i vogël, edhe fakti që nëse në 2015-ën inspektimet për të zbatuar ligjin e mbrojtjes së shëndetit nga duhani kanë zënë 80% të volumit të punës, në 2016-ën janë 40%, pra jeni shumë më të larmishëm”, theksoi Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë u shpreh gjithashtu se “do na duhet të jemi më efektiv që këto 44 mijë inspektime të bëra vjet, 60% më shumë se parvjet të jenë jo vetëm volum më i shtuar, jo vetëm imazh që inspektimi është prezent dhe subjektet ta dinë që janë nën vëzhgim po të ketë dhe rezultat në mbrojtje të shëndetit ët qytetarëve”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike