Beqaj: 24 mijë pushues kanë marrë
shërbim shëndetësor pranë plazheve

Beqaj: 24 mijë pushues kanë marrë<br />shërbim shëndetësor pranë plazheve
Plot 23 800 pushues dhe turistë kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjitha qendrat shëndetësore turistike të çelura në të gjithë vendin që nga data 15 qershor.
 
Shifra është bërë publike nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një vizite pune të realizuar pranë Qendrës Shëndetësore të ngritur posaçërisht për sezonin turistik tek zona e Malit të Robit, në Golem.
 
Kreu i shëndetësisë ka pohuar se me ofrimin e këtij shërbimi në zonat turistike ky sezon ka qenë edhe më i plotë për turistët.
 
“Praktikisht, nga nisja e këtij shërbimi në 15 qershor deri në fund të javës së parë të gushtit, jemi në 23800 pushues që kanë marrë shërbimin në këto qendra shëndetësore, dhe ne besojmë se u kemi plotësuar atyre pushimet, kemi kontribuuar në një sezon turistik të suksesshëm, por japim edhe më shumë garanci për operatorët turistikë që në paketat e tyre të ofertave kanë edhe këtë element garancie minimale", nënvizoi ministri.
 
"Nga ana tjetër, mjekët e kësaj qendre shëndetësore kanë treguar se rastet më të shpeshta tek fëmijët janë gastroenteritet, infeksionet dhe pickimet nga insektet apo peshqit, kurse tek të rriturit, problemet kardiake dhe diabeti”, tha Beqaj.
 
Numri i rasteve ka ardhur duke u shtuar, sidomos këtë 3 javëshin e fundit, duke shkuar deri në 40-50 vizita përgjatë 24 orëve.
 
"Deri më sot, kemi realizuar 1500 vizita, ku pjesa më e madhe kanë qenë fëmijë me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore por edhe gastroenterite apo reaksione alergjike, kurse pjesa tjetër i takon moshave më të mëdha me kriza hipertensive apo çrregullime të diabetit", ka pohuar Esmeralda Zaçe, mjeke pranë kësaj QSH-je.
 
Kjo e fundit ka theksuar, se QSH-ja është e pajisur me të gjitha barnat dhe aparaturat e duhura për të trajtuar urgjencat e ndryshme. “Shërbimi shëndetësor ka funksionuar nga 15 qershori deri më sot, përgjatë 24 orëve, duke u përpjekur që t’u përgjigjemi të gjithë urgjencave në kohë sa më të shpejtë të mundshme, duke pasur si ndihmesë furnizimin e plotë me barna dhe të gjitha materialet e mjekimit që na duhen për të përballuar këto raste, që nga defibliratori, EKG-ja, glukometri, saturometri, si dhe autoambulanca, e cila na është përgjigjur në çdo kohë”, theksuan bluzat e bardha.
 
Angazhimin dhe përkushtimin e personelit, kreu i shëndetësisë nuk harroi ta verë në dukje përmes falënderimeve, duke pohuar se shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin, dhe sidomos në zonat turistike, ka qenë në gatishmëri të plotë. “Kemi një shërbim korrekt, profesional, dhe është arritur që të ketë një shërbim normal me barna dhe materiale mjekësore të nevojshme për urgjencat verore. Unë do të falenderoj mjekët dhe infermierët qe punojnë me profesionalizëm këtu, por edhe drejtuesit e QSH-ve në Durrës dhe në Kavajë, që bashkërisht arrijnë të shërbejnë këtu apo në rastet kur duan të përcjellin pacientë të ndryshëm ne spital qoftë më shërbimin e autoambulancës”, pohoi ministri Beqaj.
 
Gjatë 2 javëve të fundit në të gjitha Qendrat Shëndetësore Turistike është vëne re një rritje e numrit të pacientëve për shkak të fluksit të madh të pushuesve në këto zona.
 
Mjekja Esmeralda Zaçe, QSH Mali i Robit
"Shërbimi shëndetësor ka funksionuar nga 15 qershori deri më sot përgjatë 24 orëve duke u përpjekur që tu përgjigjemi të gjithë urgjencave në kohë sa më të shpejtë të mundshme, duke pasur si ndihmesë furnizimin e plotë me barna dhe të gjitha materialet e mjekimit qe na duhen për të përballuar këto raste, që nga defibliratori, EKG-ja, glukometri, saturometri, si dhe autoambulanca e cila na është përgjigjur në çdo kohë.
 
Numri i rasteve ka ardhur duke u shtuar, sidomos këtë 3 javëshin e fundit, duke shkuar deri në 40-50 vizita përgjatë 24 orëve.
 
Deri më sot kemi realizuar 1500 vizita ku pjesa më e madhe kanë qenë fëmijë me infeksione të rrugëve të sipërme respiratore, por edhe gastroenterite dhe reaksione alergjike, kurse pjesa tjetër i takon moshave më të mëdha me kriza hipertensive apo çrregullime të diabetit
".
 
Ministri Beqaj:
"Edhe në këtë QSH ashtu sikurse në të gjitha qendrat shëndetësore të sezonit turistik në bregdet shërbehet 24 orë në 7 ditë të javës. Ka një shërbim korrekt, profesional dhe është arritur që të ketë një shërbim normal me barna dhe materiale mjekësore të nevojshme për urgjencat verore.
 
Unë do të falenderoj mjekët dhe infermierët qe punojnë me profesionalizëm këtu, por edhe drejtuesit e QSH-ve në Durrës dhe në Kavajë, që bashkërisht arrijnë të shërbejnë këtu apo në rastet kur duan të përcjellin pacientë të ndryshëm ne spital, qoftë më shërbimin e autoambulancës.
 
Praktikisht, nga nisja e këtij shërbimi në 15 qershor deri në fund të javës së parë të gushtit jemi në 23800 pushues që kanë marrë shërbimin në këto qendra shëndetësore dhe ne besojmë se u kemi plotësuar atyre pushimet, kemi kontribuuar për një sezon turistik të suksesshëm, por japim edhe më shumë garanci për operatorët turistikë që në paketat e tyre të ofertave kanë edhe këtë element garancie minimale"
.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këto janë 5 shenjat më të ndrojtura të horoskopit

Këto janë 5 shenjat më të ndrojtura të horoskopit