Në dalje nga SPAK ku u paraqit si çdo javë në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje", ish ministri Ilir Beqja deklaroi se po zbaton vendimin ndërsa kërkoi që t'i vihet në dispozicion raporti i KLSH mbi të cilin siç tha ai "janë bazuar pretendimet për shkelje në lidhje me konçesionin e Sterilizimit".
“Që prej 20 nëntorit në zbatim të vendimit të gjykatës duhet të paraqitem te një nga hetuesit e çështjes së sterilizimit. Ky proces ndodhi dhe sot.”
Pyetje: Një javë më parë janë bërë kontrolle në shtëpinë tuaj dhe janë sekuestruar edhe disa sende. A keni bërë apelim?
Beqaj: Jo jo. Kjo është një gjë që mund ta refuzosh brenda 24 orësh. Unë e kam pranuar që në momentin që ka ndodhur si kontrolli dhe sekuestrimi i sendeve. Të nesërmen kam kërkuar që laptopin ku kam të gjithë materialet e sterilizimit të ma japin sa më shpejt që të mund të vazhdoj komunikimin me SPAK për çështjen e serilizimit, siç jam i hapur për të zbatuar çdo gjë që kërkon drejtësia kërkoj që edhe ajo të jetë korrekt me mua.
Ka katër javë që kemi kërkuar të gjithë raportin e KLSH mbi të cilat është ndërtuar pretendimi i shkeljeve të ndryshme dhe akoma nuk më është vënë në dispozicion.
Pyetje: Marrëdhënie juaj me personat që përmenden në dosjen e SPAK? Kush është pronari i Gzona?
Beqaj: Ermal Kurtulajn e njoh prej më shumë se 15 vitesh. Që në maj të 2022 ka punuar në një projekt që ndiqej nga SASPAC. Lokali Gzona nga shkurti i 2020 nuk ka asnjë lidhje financiare ekonomike me familjen time. Bashkëshortja ime është larguar në shkurt të 2020 dhe nga gjithë puna që ka bërë ka marrë 1,5 milionë lekë të vjetra.
Lajmi kryesor:
Beqaj në SPAK në zbatim të masës, flet për kontrollet në banesë: Të më kthejnë laptonin, kam materialet e Sterilizimit! 'Gzona', asnjë lidhje financiare me familjen time
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Disa përfundime pas intervistës së Altin Dumanit
23 Nëntor, 12:07
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor, 12:05
-
Fisniku Dumani
23 Nëntor, 12:03
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, mbetet në fuqi vendimi i Apelit për sekuestron e apartamentit të Jorgo Goros
21 Nëntor, 16:22
-
Tiranë/ Shtyhet seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, shkak mungesa e avokatëve! Pritej që mbrojtja të jepte konkluzionet
21 Nëntor, 15:06
-
Asllan Dogjani sërish në SPAK! Deputeti i PD-së: Po më hetojnë për shtëpinë 100 metra katrorë
21 Nëntor, 13:02
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42