Beqaj: Do arrijmë mbulim, akses
dhe cilësi shëndetësore universale

Beqaj: Do arrijmë mbulim, akses<br />dhe cilësi shëndetësore universale
Mbulimi shëndetësor universal, ka qenë thelbi i fjalës së Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare të Shëndetit Publik. “Ne po bëjmë hapa konkretë dhe besoj se jemi në drejtimin e duhur në mbulimin, aksesin dhe cilësinë universale”, tha Beqaj.

Më tej, duke folur për mënyrën se si do të arrihet ky mbulim universal, Beqaj është shprehur se kjo do të arrihet duke rrëzuar barrierat financiare dhe gjeografike. “Nuk mjafton vetëm mbulimi universal, sepse nëse ky mbulim nuk shoqërohet edhe me një akses universal mbetet vetëm në letër. Edhe atje ku terreni është shumë malorë duhet të kemi njësi mobile që tu gjendemi më pranë qytetarëve”, tha Beqaj.

Ndërsa përsa i përket cilësisë, ministri Beqaj u shpreh se ajo duhet të jetë e madhe në barna, në shërbime dhe në burime njerëzore. “Na duhet edhe cilësi universale. Cilësi në barna por edhe në shërbime. Kjo është arsyeja përse i mëshojmë shumë arsimimit cilësor. Po punojmë edhe për burimet njerëzore në bashkëpunim edhe me fakultetin e mjekësisë. Po punojmë edhe në paisje. Po i shtrijmë në të gjitha spitalet e vendit dhe atje ku është e vështirë po punojmë me njësitë mobile”, theksoi Beqaj.  

Duke folur për kujdesin që njerëzit duhet të tregojnë për shëndetin e tyre, Ministri i Shëndetësisë u shpreh se është shumë e rëndësishme të fusim një kulturë të shëndetit dhe jo të reagojmë vetëm kur sëmuremi.

Ndërsa përsa i përket kontrollit bazë shëndetësorë, Beqaj tha se është një realitet që po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. “Program i kontrollit bazë te shëndetit është një realitet që po shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Është një program i cili është realizuar, sepse mbi moshën 40 vjeç rezulton se ato cfarë ne kemi marrë përsipër të zbulojmë janë disa nga faktorët që e rrisin barrën e sëmundshmërisë. Na duhet sa më shpejtë të ndërhyjmë për të filluar për të shpëtuar jetën. Të sjellim një kulture të shëndetit dhe jo vetëm për sëmundjen. Të njëjten cilësi ta ofrojmë në të gjithë Shqipërinë, madje edhe aty ku terreni është malor", tha ai.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë