Beqaj: Duhen rreth 150 milion lekë
shtesë në buxhet për urgjencat

Beqaj: Duhen rreth 150 milion lekë<br />shtesë në buxhet për urgjencat
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka kërkuar një shtesë për buxhetin e shëndetësisë me rreth 150 milion lekë për urgjencat, gjatë komisionit të shëndetësisë. Kjo kërkes vjen një ditë pas debateve të nxeta nga deputetët e maxhorancës me ministrin Beqaj për buxhetin e vitit 2015.

"Ne që vitin e ardhshëm të bëjmë një zgjidhje le të themi të plotë dhe shumë solide të trajtimit të urgjencës po edhe që të mos na shkojë lista e pritjes shumë e gjatë meqënëse sot kemi të kontraktuara spitalet private që janë të gatshme, do te duhej që në buxhetin e shërbimit spitalor që për vitin e ardhshëm të kishim rreth 150 - 170 milionë lekë më shumë." tha Beqaj

Nënëkryetarja e komisionit Klodjana Spahiu ka premtuar se do të propozojnë një rritje të buxhetit për ministrinë e shëndetësisë. Një tjetër debat i zhvilluar mes antarëve të komisionit ishte gjendja e keqe e spitaleve rajonale në vend ,duke u ndalur në spitalin rajonal te Korçës. 

Ndërkohë që Petrit Vasili është shprehur kundra faktit që ministria e shëndetësisë të parashikoj një fond në buxhetin e saj për dizefenktimin e zonave nga mushkonjat dhe brejtësit, pasi këto sipas tij duhet ti mbulojë ministria e mjedisit, ministria e bujqësisë dhe pushteti vendor.

Edhe pse spitalet rajonale kanë nevoja për investime këtë vit nuk është parashikuar që të investohet në disa prej tyre sic është spitali rajonal i Gramshit, i Librazhdit etj.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie