Beqaj:Heqja e TVSH 20% e ligji i ri
për pajisjet mjekësore solli përfitime 

Beqaj:Heqja e TVSH 20% e ligji i ri<br />për pajisjet mjekësore solli përfitime 
Heqja e TVSH-së në masën 20% dhe ligji i ri për pasjisjet mjekësore, ka sjellë përfitime për pacinetët shqiptar. Kështu ka deklaruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Beqaj teksa është takuar me nënpresidentin e kompanisë “Medtronics”, Trevor Gunn  ku e ka njohur nënpresidentin e kompanisë “Medtronics” me ndryshimet më të fundit në sektorin e teknologjisë dhe pajisejve mjekësore në vendin tonë, dhe konkretisht, risitë që solli Ligji i ri për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore.

Vetëm gjatë vitit të fundit, si pacientët, ashtu edhe ofruesit e shërbimeve shëndetësore, kanë pasur lehtësira financiare, që u mundësuan falë heqjes së TVSH-së prej 20% për pajisjet mjekësore të implantueshme. Nga ana tjetër, miratimi i ligjit të ri, por edhe regjimi i ri që vendosëm për mirëmbajtjen sipas modelit full-risk të teknologjisë mjekësore në shërbimin publik të kujdesit shëndetësor, sollën edhe një zhvillim të tregut të pajisjeve mjekësore në Shqipëri,” ka deklaruar Beqaj.
 
Ai ka theksuar edhe zhvillimet që kanë pësuar sektorët e tjerë të sistemit të kujdesit shëndetësor, duke u ndalur tek investimet e reja dhe fuqizimin e kapaciteteve të teknologjisë mjekësore, që mundësuan edhe ndërhyrjet e rralla në shërbimet e Neurokirurgjisë apo edhe Kardiologjisë, të cilat u realizuan për herë të parë në vendin tonë.
 
Beqaj solli në vëmendje edhe investimet që janë bërë së fundi në urgjencën kardiake dhe atë vaskulare-cerebrale, ku pacientëve iu ofrohet tashmë shërbim shëndetësor 24/7, duke siguruar kështu kushtet për ofrimin e një shërbimi jetëshpëtues për qytetarët, dhe duke ulur ndjeshëm barrën e invaliditetit.
 
Sipas Beqajt, shërbimit shëndetësor pritet të përmirësohet ndjeshëm edhe falë bashkëpunimit nëpërmjet modelit të partneritetetit publik-privat, çka do të sjellë edhe një shërbim më të shpejtë e më cilësor për qytetarët.
 
“Medtronics” është kompania më e madhe e pavarur e zhvillimit të teknologjisë mjekësore në botë, duke zotëruar më tepër se 53,000 patenta pajisjesh mjekësore. Me qendër operacionale në SHBA, “Medtronics”operon në më shumë se 140 shtete, me më shumë se 80,000 punonjës.

Gjatë vizitës, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte i shoqëruar nga një ekip drejtuesish të lartë të shëndetësisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë