Beqaj:Kontroll shëndetësor falas
për grupmoshën 40-65 vjeç

Beqaj:Kontroll shëndetësor falas<br />për grupmoshën 40-65 vjeç
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha sot se rreth 900 mijë persona do të përfitojnë nga program i kontrollit bazë falas tek moshat 40-65 vjeç, që pritet të nisë në gjysmën e dytë të vitit. Gjatë konferencës sot për prezantimin e ‘Paketës së Kontrollit Shëndetësor Bazë të popullsisë së Grupmoshës 40-65 vjeç’, ministri Beqaj ftoi qytetarët ta përqafojnë këtë nismë.

Ministri Beqaj në fjalën e tij shtoi se nga kjo paketë do të nisin disa kontrolle bazë diagnostikuese dhe parandaluese falas për të gjithë personat e moshës 40 – 65 vjeç për të kapur në kohë dhe mbajtur në kontroll sëmundshmërinë e kësaj grupmoshe

 “Le të përpiqemi të vendosim në qendër shëndetin. Atëherë, duhet të kujdesemi për shëndetin, të investojmë për të. Investimi për të janë, qoftë parandalimi, ashtu edhe diagnostikimi i hershëm. “Kjo është arsyeja se përse një nga shtyllat kryesore të programit tonë 4-vjecar është programi i kontrollit bazë shëndetësor për shqiptarët rezidentë në grupmoshën 40 - 65 vjeç,” – tha ministri. 

“Në rrugën drejt mbulimit universal ne besojmë se duhet të krijojmë një qasje të re. Tradicionalisht, sistemi shëndetësor ka patur në qendër sëmundjen. Ftojmë shiqptarët e shëndetshëm 1 herë në vit, pa pagesë, të paraqiten në qendrën shëndetësore të vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin bazë.” tha midis të tjerash Ministri Beqaj, duke theksuar se “me sëmjundjen në qendër është konceptuar dhe ngritur i gjithë sistemi i kujdesit shëndetëtsor.”

Ministri Beqaj më tej tha se lista e barnave të rimbursueshme e miratuar pak ditë më parë do të bëhet efektive pas tre ditësh.

“Lista e re e barnave të rimburshueshme bëhet efektive pas 3 ditësh. Janë shtuar 56 barna të rinj. Lista e re e barnave esenciale spitalore vetëm në QSUT shoqërohet me 29% buxhet më të madh. Sapo kemi hedhur hapat e parë, por tepër të rëndësishëm që do të sjellin sigurinë, inovacionin dhe progresin aq shumë të dëshiruar në sistemin e kujdesit shëndetësor për shqiptarët.” u shpreh ministri i shëndetësisë.

Personat e kësaj grupmoshe do të kenë tre data në dispozicion, për t’u paraqitur një herë në vit për të bërë kontrollin e përgjithshëm falas. Data e ekzaminimit do t’u njoftohet nëpërmjet postës. Kjo paketë e kontrollit falas do të ofrohet nga fondi i sigurimeve dhe përllogaritet të ketë një kosto deri në 18 mln dollarë në vit. 

"Fondi ka marrë të gjitha masat për mbulimin financiar të kësaj paketë bazë të kontrollit shëndetësor për popullatën 40-65 vjeç. Kryerja e përvitshme e këtyre analizave bazë, do të mbulohet nga Fondi me një vlerë vjetore prej 17-18 milion dollarë për 900 mijë përfitues. Përfitues të kësaj pakete, do të jenë të gjithë personat e grupmoshës 40-65 vjeç, pavarësisht nëse janë ose jo të siguruar. Ky është premtimi I parë I mbajtur, për të shkuar drejt mbulimit falas për të gjithë popullatën për shërbimet bazë." tha 
Astrit Beci, drejtor i përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Kontrolli Shëndetësor Bazë është një program kombëtar, pa pagesë për përfituesit e tij, që synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundshmërinë më prevalente me qëllim kujdesin për shëndetin, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri