Beqaj: Mbulimi Universal, fjala kyç e
sistemit tona të kujdesit shëndetëso

Beqaj: Mbulimi Universal, fjala kyç e<br />sistemit tona të kujdesit shëndetëso
Një Delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë, i drejtuar nga Ministri Ilir Beqaj, mori pjesë në sesionin e 66-të të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, që po mbahet në Kopenhagen nga 12 deri më 15 shtator ku ministri ka thënë se mbulimi universal është fjala kyçe e sistemeve të kujdesit shëndetësor.
 
Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar për vendosjen e sistemit të kujdesit shëndetësor me Mbulim Universal, si rruga e vetme drejt një sistemi shëndetësor që redukton pabarazitë, mbron nga rreziqet financiare, dhe njëherësh, është i përballueshëm nga shoqëria jonë,” tha Ministri Beqaj në fjalën e tij drejtuar Sesionit, duke theksuar “se kjo qasje është në të njëjtën linjë me nismën e politikës evropiane "Shëndet 2020" dhe agjendën e objektivave globalë të zhvillimit të qëndrueshëm 2030”.
 
Për kreun e shëndetësisë, fjala kyçe në sistemet evropiane të kujdesit shëndetësor mbetet “Mbulimi Universal”, i cili duhet të shoqërohet edhe meCilësi dhe Akses Universal. Sipas z. Beqaj, në tre vitet e fundit, Shqipëria ka shënuar progres në të gjitha kolonat e zhvillimit të sistemit të kujdesit shëndetësor. “Shpenzimet out-of-packet kanë shënuar një ulje prej 8%, duke rënë nga 53% në 45% të totalit të shpenzimeve,” tha Beqaj, duke nënvizuar se “më tepër se gjysma e shpenzimeve janë të financuara nga para publike”.
 
Gjithashtu, një çështje tjetër e rëndësishme e rendit të ditës të këtij sesioni është edhe Programi i Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së dhe zbatimi i tij në Zyrën Rajonale të OBSH-së për Evropën, si dhe ecuria e punës për për platformën kuadër “Shëndet 2020” të politikës rajonale për shëndetin dhe mirëqenien, si dhe lidhjet e saj me Agjendën 2030 të miratuar rishtazi për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe objektivat e saj globale.
 
Rreth 300 delegatë nga Shtetet Anëtare në rajon, përfshirë edhe një numër të madh të ministrave të shëndetësisë, marrin pjesë në këtë Sesion, i cili u përshëndet edhe Madhëria e Saj Princesha Mary e Kurorës së Danimarkës dhe Drejtorja e Përgjithshme e OBSH-së Dr. Margaret Chan.
 
Përfaqësues nga 53 vende të Rajonit Europian të OBSH-së po debatojnë mbi një grup planesh inovative veprimi me ndikim në shëndetin publik në Rajon e më gjerë, të cilat bëjnë thirrje për veprim më të përshpejtuar dhe angazhim më të fortë politik lidhur me shëndetin e refugjatëve dhe emigrantëve, shëndetin e grave, shëndetin seksual dhe atë riprodhues, sëmundjet jongjitëse, HIV/AIDS-in, hepatitin viral, shërbimet e integruara shëndetësore dhe përdorimin e informacionit dhe të dhënave në shëndetin publik.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj