Beqaj nënshkruan me OBSH
marëveshje për shëndetësinë

Beqaj nënshkruan me OBSH<br />marëveshje për shëndetësinë
Kopenhagen- Në kuadrin e një vizite zyrtare pune në  Danimarkë, me ftesë të Zyrës Rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Zsuzsanna Jakab, Drejtore e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën, kanë nënshkruar dje (24/2/2014) marrëveshjen e re dy-vjeçare të bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik.

“Kjo është marrëveshja e 13-të e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe OBSH-së, që nga viti 1992, ndërkohë që vjen pas suksesit të bashkëpunimit të marrëveshjes së mëparshme.Duhet të fillojmë punën për hartimin e një politike kombëtare të shëndetit publik, e cila duhet të bazohet në axhendën e OBSH-së për Rajonin e Evropës ‘Shëndet 2020’.-tha Beqaj 

Gjithashtu Beqaj ka deklaruar se një fushë tjetër e rëndësishme bashkëpunimi me OBSH, është ndihma e saj në hartimin e skemës së re të financimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, dhe dhënia e asistencës teknike.


Redaksia online
(ak/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)