Ministria e Shëndetësisë, organizoi sot takimin mbi analizën e punës në 300 ditët e para të qeverisjes.Në takim ishin të pranishëm, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi, Drejtori i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci etj.

Duke vënë theksin tek sëmundjet të cilat duan zgjidhje të përditshme dhe të menjëhershme , sipas ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në 300 ditë janë ofruar më shumë shërbim se 8 vjet, por bindja kryesore është të spostohet vëmëndja nga sëmundja tek shëndeti. "Jemi të angazhuar të ofrojmë falas për atë që ka nevojë", u shpreh ai duke nënvizuar se nuk mund ti kërkojmë më shumë shqiptarëve nësë nuk mund ti ofrojnë sot.

Në drejtim të dixhitalizmit, Beqaj tha se e rëndësishme është ngritja e një shërbimi informacioni elektronik të shëndetësisë, kemi të miratuar projektin që do të financohet nga qeveria austriake. U hoq tatimi mbi vlerën e shtuar që nga 1 prilli, ulëm kontributim e detyrueshëm për sigurimin shëndetësor për të vetëpunësuarit në qytet dhe në janar kjo u realizua me buxhetin e ri. Ndërkohë tha ai, mjekëve dhe infermierëve ju rritën pagat.

Ai bëri të ditur më tej në fjalën e tij financimin e një projekti nga Banka Botërore, me vlerë rreth 40 milion dollarë për Spitalin e Pediatrisë dhe Spitalin Onkologjik.

Duke iu referuar Burimeve Njerëzore, ministra tha se do te investohet dhe ky aspekt i rëndësishëm për funksionimin e sukseshëm të spitaleve.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi, e konsideroi spitalin si vendin ku lulëzon shpresa dhe i jepet kuptim egzistencës.

Sipas saj , vëmëndja është fokusuar tek mjekët dhe infermierët për të ofruar shërbimin e kujdesshëm ndaj pacientëve, duke u bashkuar dhe pajisjet diagnostikuese të modernizuara dhe të mirëmbajtura nga ana e këtyre. Ikonomi përmendi ndër të tjera dhe uljen e borxheve nga ana e spitalit kundrejt operatorëve ekonomikë.

Ndërsa Drejtori i Institutit të sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci u shpreh se "në parashikimin e buxhetit per vitin 2014 nga qeveria e meparshme nuk ishte planifikuar asnje rritje krahasuar me një vit më parë .Qeveria e re e rriti buxhetin me 7% ose thënë ndryshe, 2.1 miliard lekë më shumë. Rritja më e madhe shkoi për shërbimin spitalor me 11%, me fokus financimet në sherbimet e onkologjis dhe kardiologjise. Ndersa rritja ne shërbimin parësor me 7.5% - shkon për të mbuluar kontrollin mjekesor bazë për popullatën 40-65 vjeç - duke shenuar keshtu dhe fillimin e mbare drejt mbulimit universal".

Ndër të tjera Beci shtoi se "edhe pse me një fond të pandryshuar për barnat krahasuar me një vit më pare, u shtuan 56 barna të reja në listën e rimbursimit, kjo në saj të heqjes së TVSH-së së barnave, menaxhimit të mirë të fondeve, negociimit të çmimeve, shtimin në listën e rimbusimit me 56 barna të reja, aq sa katër vitet e fundit të marra së bashku".

Më tej gjatë fjalës së tij, Beci nuk harroi të nënvizonte dhe kostimin e 10 paketave te sherbimit spitalor, pune kjo që u realizua në bashkëpunim me mjekët elitë të shërbimeve universitare. "Këto paketa do të financohen nga Fondi dhe pacientët do t'i përfitojnë këto shërbime dhe manipulime shëndetësore pa kosto shtesë. Do përfitojnë pacientët që vuajnë nga veshkat dhe duhet të kryejnë dializë ose transplant, të sëmurët kardiakë (pacemaker definitive, angiografi koronare, angioplastike koronare, By pass koronar, Interventet valvolare, interventet kongenitale) si dhe fëmijët me probleme të rënda dëgjimi, të cilëve do t'u mundësohet implanti koklear falas", theksoi Beci./ATSH/