Beqaj: Nga sot sëmundjet tumorale
do kurohen me teknikat bashkohore

Beqaj: Nga sot sëmundjet tumorale<br />do kurohen me teknikat bashkohore
TIRANE - Në Shërbimin e Neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë u organizua sot një ceremoni përurimi me rastin e fillimit të trajtimit të të sëmurëve nëpërmjet pajisjes radioterapeutike Uniteti X-Knife Akselerator Linear, ku morri pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Duke përshëndetur punën e mjekëve dhe punonjësve të shëndetit të Shërbimit të Neurokirurgjisë, Ministri Beqaj tha se “qëllimi ynë është të zgjerojmë shërbimet që ofrohen në spitalet tona publike.”

“Sot është kurorzimi i një përpjekjeje afatgjatë, praktikisht nga sot e në vijim per sëmundje të rënda tumorale ne kemi edhe përdorimin e teknikave bashkohore dhe moderne”. tha Beqaj

beqaj
(Në foto: Beqaj gjatë ceremonisë së përurimit në Shërbimin e Neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ) Foto të tjera
 
Beqaj tha gjithashtu se ky është një bashkëpunim i mirë midis shërbimeve të ndryshme te Qendrës Spitalore Universitare dhe siç theksoi ai praktikisht sot trajtimi i sëmundjeve është multidisiplinar. 

“Ne si ministri duam të garantojmë vijimësinë e këtij shërbimi, që do të thotë jo vetëm vijësimë e trajtimit, por edhe funksionimin e pajisjeve, furnizimin në vijëmësi me materjaleve mjeksore”, - tha ai.

Në kuadër të teknologjisë së re të përdorur për trajtimin e sëmundjeve, Ministri foli edhe për shtimin e burimeve njerëzore nëpër spitale, ku sipas ministrit Beqa ky është një hap tjetër drejt përmirësimit të kapaciteteve kuruese të trajtimit të sëmundjeve tumorale.

“Kjo është një tjetër dëshmi e qartë se kemi hedhur një hap të sigurtë e cilësor drejt përmirësimit të ndjeshëm të kapaciteteve kuruese të trajtimit të të sëmurëve me radioterapi konvencionale të trurit dhe të trupit, krahas radiokirurgjisë. Me një pajisje të tillë, Shërbimi i Neurokirurgjisë mundëson realizimin e radioterapisë për çdo pacient me kancer dhe sëmundje tumorale të të gjithë trupit. Është kjo një tjetër risi, që shënon progres të qartë në mënyrën e trajtimit dhe kurimit të pacientëve të kësaj kategorie. Në këtë mënyrë, Radiokirurgjia do të zëvendësojë operacionet për shumë pacientë. Me prevencionin submilimetrik, ajo bën të mundur përqëndrimin e rrezatimit në thellësi të trurit duke shëruar sëmundje të ndryshme të trupit.” tha më tej ministri Beqaj.

Të pranishëm në ceremonië e përurimit ishin edhe Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu, Mentor Petrela, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Kita Sallabanda, Neurokirurg i Unidad Funcional de Neuro-Oncología Grupo IMO në Madrid, si dhe mjekë e punonjës të tjerë të këtij shërbimi.

beqaj
(Në foto: Beqaj gjatë ceremonisë së përurimit në Shërbimin e Neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024