Beqaj prezanton në veri pajisjet për
modernizimin e shërbimit mjekëso

Beqaj prezanton në veri pajisjet për<br />modernizimin e shërbimit mjekëso
Në vazhdimësinë e projekteve për përmirësim të shërbimit mjekësor në vend, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka prezantuar përmes një turi në zonat veriore të vendit, disa projekte dhe investime të rëndësishme që kanë të bëjnë me modernizimin dhe krijimin e një standarti të ri që Ministria kërkon të ngrejë në sistemin shëndetësor.
 
Ndërsa vizitonte Spitalin Rajonal të Kukësit, Beqaj bëri me dije se pajisje të reja aspiratore dhe të ekos së zemrës do ti shtohen këtij Spitali. Pajisje moderne të shërbimit mjekësor do ti shtohen gjithashtu Qendrës Shëndetësore të Valbonës.

Në spitalin e Bajram Currit Beqaj deklaroi se specializantë të rinj do ti shtohen këtij spitali për të ofruar një gamë më të gjerë shërbimesh.
 
 
Shërbim telemjekësie dhe pajisje të reja mjekësore për Spitalin e Kukësit
 
Pajisje të reja i janë shtuar urgjencës së spitalit rajonal në Kukës. Qytetarëve të Kukësi do tu ofrohet një kujdes shëndetësor më i mirë falë pajisjeve të reja të ekos së zemrës dhe aspiratorëve që i janë shtuar spitalit. Lajmin e bëri të ditur vetë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një vizite  në spitalin Rajonal të Kukësit.
 
Sipas Ministrit Beqaj, qytetarët e Kukësit do të kenë mundësi të përfitojnë shërbim të specializuar mjekësor pa qenë nevoja të udhëtojnë drejt qendrave universitare spitalore të Tiranës, duke kursyer kohën e çmuar dhe shpenzimin e panevojshëm të mjeteve financiare për këtë qëllim.
 
Shërbimi i telemjekësisë ofron trajtim mjekësor, diagnostikues dhe kurues nëpërmjet mjeteve të telekomunikimit, kur përfituesi i shërbimit ndodhet në distancë. Telemjekësia është instaluar në të gjitha spiatalet rajonale të vendit, në bashkëpunim me USAID. Ndërsa pajisja e urgjencës me aparatura të reja u mundësua në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Zhvillim

Kukësi i bashkohet Nismës Shqipëria  Duhanit
 
Po në Kukës është zhvilluar takimi i pestë i nismës Shqipëria Jo Duhanit pas takimeve  të Tiranës, Korçës, Beratit dhe Vlorës. Në qendrën e qytetit verior, me pjesëmarrjen e disa nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Kukësit u zhvilluan disa aktivitete sportive, përfshirë lojra volejbolli, ushtrime gjimnastikore, lojra argëtuese me motive folklorike të zonës, etj., në mbeshtetje të Nismës #ShqiperiaJoDuhanit.

Në aktivitet mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, si dhe përfaqësues të qeverisjes vendore, sistemit të kujdesit shëndetësor dhe qytetarë të Kukësit.

Duke u ndalur tek puna e institucioneve të kujdesit shëndetësor në vend në këtë drejtim, kreu i shëndetësisë theksoi se jemi përpjekur së pari të bëjmë dy gjëra: “Të kërkojmë një zbatim rigoroz të ligjit dhe të përpiqemi që ky zbatim të jetë uniform, pra të mos kthehet ky ligj në zbatimin e tij në mënyrë preferenciale, qoftë për tu keqpërdorur për qëllime politike, apo konkurence të pandershme”.


Pajisje moderne mjekësore për Qendrën Shëndetësore të Valbonës
 
Banorët e zonës së Valbonës në Komunën Margegaj, Tropojë, por edhe turistët që vizitojnë këto treva do të kenë mundësi të përfitojnë tashmë një shërbim cilësor shëndetësor të standardeve të larta. Një investim i ri në partneritet me kompani të biznesit që operojnë në vend do të modernizojë  Alpet e Shqipërisë, pajisi me me mjete moderne shëndetësore dhe komunikimi Ambulancën Shëndetësore të Valbonës.

I pranishëm në takimin nga ku u prezantua investimi, Ministri Beqaj tha:

“Sigurisht që ne kemi sot një rrugë që përshkohet shumë më lehtë deri në qytetin e Bajram Currit; ne kemi sot një spital të qytetit të Bajram Currit më të pajisur; edhe autoambulanca e re që është shtuar që nga janari është në funksion edhe të gatishmërisë për sezonin turistik; por gjithashtu, angazhohemi që gjatë këtyre tre muajve do të kemi më shumë personel mjekësor dhe infermieror “e urgjencës turistike, por edhe për nevojat e banorëve të zones është e garantuar”.

Beqaj në Spitalin e qytetit Bajram Curri, “Do të plotësohen mjekët e specialiteteve që mungojnë”
 
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, ishte ditën e shtunë për një vizitë pune në Spitalin e qytetit Bajram Curri, ku inspektoi nga afër mjediset dhe kushtet e pajisjes me barna, pajisje e materiale mjekësore dhe u takua me drejtues, mjekë e punonjës të të këtij institucioni.

Në përgjigje të interesi të gazetarëve për nevojat e këtij spitali për personel të specializuar mjekësor, Ministri shprehu besimin se “në javët që vijnë, muajt që vijnë, do të kemi edhe më shumë punë për të bërë këtu,” – duke u shprehur se shpreson që “me specializimet e reja që përfundojnë këtë muaj, këtij spitali do t’i shtohen edhe të tjerë mjekë që mbarojnë specializimet dhe kanë kontratë me spitalin për të ofruar një gamë më të gjerë shërbimesh në spital, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë për të kaluar në Kukës, Tiranë apo edhe për në Gjakovë për të përfituar shërbim të specializuar mjekësor.”

Ministri Beqaj konfirmoi në takim se me mbarimin e studimeve të specializantëve të rinj, shërbimi i Pediatrisë, ai i Kirurgjisë dhe Reanimacionit, do të plotësohen me profesionistë të rinj.

beqaj
spitali
beqaj
beqaj

  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë