Beqaj: Proteza ortopedike falas
edhe në spitalin Rajonal të Fierit

Beqaj: Proteza ortopedike falas<br />edhe në spitalin Rajonal të Fierit
Protezat ortopedike tashmë ofrohen falas edhe në spitalin Rajonal të Fierit. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte në spitalin Rajonal të Fierit ku u takua me mjekët ortopedë të këtij spitali, teksa u shpreh se tashmë qytetarët nuk kanë nevojë të shpenzojnë para për t’i blerë vetë protezat me kosto që shkonin deri në 3 milionë lekë, apo të shkojnë në spitale jopublike, por mund t’i kryejnë operacionet në spitalin Rajonal të Fierit duke mos paguar asgjë.
 
“Edhe në spitalin Rajonal të Fierit ka filluar prej disa javësh ofrimi i protezave në spital, brenda atij kujdesi shëndetësor, sigurisht falas, pa pagesë që ne ofrojmë në spital. Tashmë, edhe protezat, qytetarët nuk kanë nevojë të shpenzojnë para për t’i blerë vetë siç kanë bërë deri më parë, me kosto që shkonin edhe deri në 3 milionë lekë, apo të shkonin në struktura spitalore private, por mund t’i kryejnë operacionet në spitalin Rajonal të Fierit duke mos paguar asgjë”, theksoi Beqaj.
 
Kreu i Shëndetësisë, bëri të ditur se kjo është një lehtësi jo vetëm për pacientët, por edhe për mjekët, si dhe ndihmon për të patur një marrëdhënie shumë më transparente dhe njerëzore me vetë pacientët.
 
“Unë besoj se furnizimi dhe i protezave falas është një lehtësi për qytetarët, për qytetarët e Fierit që jo vetëm që nuk duhet të paguajnë apo nuk duhet të marrin rrugën për të shkuar në Tiranë, është një ndihmë edhe për mjekët që arrijnë të bëjnë shërbimin e plotë, të mund të bëjnë këtu edhe operacione komplekse që të shprehin më të mirën e tyre, por unë besoj se na ndihmon shumë edhe për të patur një marrëdhënie shumë më transparente dhe shumë më njerëzore edhe me vetë pacientët sepse mungesat që ne kemi në sistem për fat të keq vijnë si barrë dhe i faturohen vetëm mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Ministri Beqaj.
 
Ministri i Shëndetësisë vizitoi edhe një prej pacienteve, e cila vuante prej vitesh por për shkak të mungesës financiare nuk kishte mundur ta bënte ndërhyrjen. 46-vjeçarja e kaloi me sukses operacionin dhe tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.
 
Nga ana e tij, mjeku ortoped në spitalin Rajonal të Fierit, Elvis Sota, u shpreh se kjo është hera e parë që spitali i Fierit ofron impiante të tilla. “Unë punoj prej 5-vjetësh në spitalin e Fierit si mjek ortoped, dhe për fat të mirë, kjo është hera e parë që ne kemi implante të tilla të cilat janë cilësi, cilësia më e mirë në treg, si për neve, për pjesën e punës, për veglat që përdorim, si për pjesën e pacientit pasi janë goxha më të lehta dhe goxha më të absorbueshme dhe pa probleme”, deklaroi Sota.

ilir beqaj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike