Beqaj: Proteza ortopedike falas për
pacientët në spitalin e Durrësit

Beqaj: Proteza ortopedike falas për<br />pacientët në spitalin e Durrësit
Pas Tiranës dhe Vlorës, tashmë edhe pacientët në spitalin e  Durrësit do mund të pajisen me proteza ortopedike.   
 
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka vizituar spitalin Rajonal të Durrësit ku u shpreh janë shpenzuar rreth 100 milionë lekë për protezat  dhe se cilësia e materialeve është e njëjtë më atë në vendet evropiane.  
 
“Ky spital, këtë vit, ka një buxhet rreth 100 milionë lekë për protezat dhe është pjesë e paketës së madhe prej 1.8 miliardë lekësh që këtë vit do të shpenzohen për protezat në Tiranë dhe në disa spitale rajonale ku shërbimet e ortopedisë funksionojnë”, u shpreh  Beqaj.
 
 Kreu i Shëndetësisë, theksoi se materialet e reja që po përdoren janë një ndihmë e madhe, jo vetëm për pacientët, por edhe për vetë mjekët.
 
“Spitali i Durrësit ka një skuadër shumë të mirë me 5 ortopedë, të cilët janë në gjendje të bëjnë punë të mirë, dhe tashmë, me protezat që i kanë dhe me pjesën e instrumentave kirurgjikalë që do të fillojnë të shtohen, - besoj brenda verës, - mjekët do të mund të japin më të mirën, pacientët do të shërbehen shumë më mirë, por edhe besoj, marrëdhënia pacient-mjek do të jetë më transparente edhe më normale”, deklaroi ministri Beqaj.
 
Nga ana tjetër, mjeku ortoped pranë spitalit rajonal të Durrësit, Redi Hoti, nënvizoi se materialet ndihmojnë në riaftësimin e shpejtë të pacientëve ndërsa i gjithë ky shërbim ofrohet falas për të gjithë ata që kanë nevojë.
 
“Janë materiale ‘Titani’, dhe që nga Shtatori i 2016-ës, të gjithë pacientët me frakturë, janë trajtuar me impiantet prej ‘Titani’, falas. Dhe shërbimi, dhe impiantet, janë pjesë e shërbimit të trajtimit të frakturave falas. Kjo ka bërë të mundur që pacientët të trajtohen më mirë, me mënyra bashkëkohore, gjë që është e mirë edhe për shërim më të shpejtë të pacientit”, deklaroi mjeku Hoti.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike