Beqaj publikon videon të rinjve që festojnë në club: 'Serbesllëku' i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues

Beqaj publikon videon të rinjve që festojnë në club: 'Serbesllëku' i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues

Moment i shkëputur nga video e publikuar nga ish- ministri, Ilir Beqaj

TIRANË- Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar video nga një nga clubet e natën në Tiranë, ku ajo që vihet re është një mosndërgjegjësim total, ku asnjë masë anti-COVID nuk respektohet.

E pikërisht për këtë, Beqaj thotë se një gjë e tillë është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm, madje edhe ofenduese për ato që zbatojnë ligjin.

" Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cenuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëmë. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetëdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cenimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin", shkruan Beqaj.

Nuk është hera e parë që ish- ministri publikon video të tilla ku vë në pah papërgjegjshmërinë e të rinjve përballë betejës ndaj COVID-19. Edhe gjatë verës, ku 'schiuma party' 'pushtonin' lokalet në jug, Beqaj publikonte video duke akuzuar pronarët e lokaleve se si po hidhnin poshtë çdo masë të marrë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nightclub: 17/01/2021 09:07

    ore ilir, po ju qe mblidheni 140 burra e gra bashke me sekretare e shofere ne kuvend nuk e shperndani covodin?! po ik o ndyresire leri rehat se keni qe ne 9 mars qe i falimentuat keto biznese. ushqehen familje aty o qelbesire. kamariere banakiere bodiguarde eshte nje industri e tere. po ske faj .. ti e ke zgjidh jeten.

    Përgjigju
  • xXx: 16/01/2021 23:37

    "Serbesllëku" yt që o Ilir Beqja që në çdo vend evropian do ishe në burg është akoma dhe më i pafytyrë...

    Përgjigju
    • Gim: 17/01/2021 06:57

      Amin

  • Na habisët: 16/01/2021 22:12

    Nuk mbajnë maska, nuk mbajnë distancë, nuk sëmuren dhe dalin për ditë e për natë tani ose këto janë me fat të paparë cdo sekond ose ju ja fusni pordhës kot.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 16/01/2021 21:23

    Kur nuk ju dhimbset jeta atyre pse futesh ne siklet zoti Beqja? Rast tjeter ne nje dreke varrimi ishin mdi 200 vete porhuajse te gjithe pa maska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton