Beqaj: Rikthehet normaliteti në 
maternitetin e spitalit të Durrësit

Beqaj: Rikthehet normaliteti në <br />maternitetin e spitalit të Durrësit
Rikthehet puna normale në maternitetit e spitalit rajonal të Durrësit pas avarisë së ndodhur disa ditë më parë në sistemin elektrik të këtij shërbimi. Brenda një kohe rekord u bë e mundur riparimi i dëmit të shkaktuar, dhe tashmë, puna po vijon normalisht.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, inspektuan mjediset e maternitetit të qytetit bregdetar, si dhe u takuan me mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësorë që punojnë aty.

Kemi patur një situatë jo normale në maternitetin e Durrësit para 10 ditësh si pasojë e një avarie në sistemin elektrik, por për fat të mirë, që të nesërmen u rikthyem në rifunksionim, në shërbim, dhe tashmë, mbas 10 ditësh, i gjithë shërbimi është rikthyer në normalitet. Edhe sallat e operacionit së shpejti do të jenë në funksionim”, u shpreh Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë falënderoi mjekët dhe infermierët për ndërhyrjen në kohë, natën kur ndodhi avaria në sistemin elektrik, duke bërë të mundur evitimin e problemeve qoftë për nënat, qoftë edhe për bebet që kishin lindur.

“Në radhë të parë, falënderim për mjekët dhe infermierët dhe mamitë që atë natë reaguan me shumë shpejtësi dhe nuk patën asnjë problem, qoftë për nënat qoftë për bebet që kishin lindur. Falënderim dhe për punën që kanë bërë këto ditë se kanë punuar në situatë të mbingarkuar si pasojë edhe e riparimeve që duhet të kryenim dhe vazhdimit të shërbimit ,dhe kthehemi brenda javës në normalitet, sepse ky maternitet përballon një volum shumë të madh gjatë vitit me rreth 2500 lindje në vit”, theksoi Ministri Beqaj.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Durrësit, Dako, u shpreh se institucioni që ai drejton është i gatshëm për të bashkëpunuar në çdo rast me Ministrinë e Shëndetësisë për zgjidhjen e çfarëdolloj avarie në mënyrë që qytetari të marr një shërbim sa më të mirë.

Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për çdo avari që mund të ketë spitali i Durrësit dhe së bashku ti shërbejmë sa më mirë qytetarëve, sepse ne spitalin e Durrësit e konsiderojmë si një nga asetet më të mëdha që ka ky qytet, se është një spital jo vetëm i Durrësit, por edhe më gjerë, i gjithë rajonit. Është një spital me infrastrukturë shumë të mirë dhe është detyra jonë e përbashkët që ta mirëmbajmë atë dhe ta çojmë përpara. Edhe një herë ju falënderoj”, deklaroi Dako.

Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj:
Kemi patur një situatë jo normale në maternitetin e Durrësit para 10 ditësh si pasojë e një avarie në sistemin elektrik, por për fat të mirë që të nesërmen u rikthyem në rifunksionim, në shërbim dhe tashmë mbas 10 ditësh i gjithë shërbimi është rikthyer në normalitet. Edhe sallat e operacionit së shpejti do të jenë në funksionim.

Kështu që, bëmë këtë vizitë inspektimi sot dhe, në radhë të parë falënderim për mjekët dhe infermierët dhe mamitë që atë natë reaguan me shumë shpejtësi dhe nuk patën asnjë problem qoftë për nënat qoftë për bebet që kishin lindur. Falënderim dhe për punën që kanë bërë këto ditë se kanë punuar në situatë të mbingarkuar, si pasojë edhe e riparimeve që duhet të kryenim dhe vazhdimit të shërbimit, dhe kthehemi brenda javës në normalitet, sepse ky maternitet përballon një volum shumë të madh gjatë vitit me rreth 2500 lindje në vit.


Fjala e plotë e Kryetarit të Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako:
Unë dua të falënderoj gjithë stafin e spitalit të Durrësit. Dua të falënderoj Qeverinë shqiptare, ju si Ministër për ndihmën e madhe që i keni dhënë spitalit, jo vetëm në pajisje, në infrastrukturë që i duhet, por edhe nga ana e personelit mjekësor, i cili tashmë është shtuar me numër dhe me profesionistë.

Por nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë për çdo avari që mund të ketë spitali i Durrësit dhe së bashku ti shërbejmë sa më mirë qytetarëve, sepse ne spitalin e Durrësit e konsiderojmë si një nga asetet më të mëdha që ka ky qytet, se është një spital jo vetëm i Durrësit, por edhe më gjerë, i gjithë rajonit. Është një spital me infrastrukturë shumë të mirë dhe është detyra jonë e përbashkët që ta mirëmbajmë atë dhe ta çojmë përpara. Edhe një herë ju falënderoj.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike