Beqaj takon Rrahmanin: Projekte
të përbashkëta në shëndetësi

Beqaj takon Rrahmanin: Projekte<br />të përbashkëta në shëndetësi
TIRANE - Mnistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, priti sot në një takim pune homologun kosovar, Imet Rrahmanin, dhe delegacionin që e shoqëronte në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit që prej marrjes së detyrës.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe sukese në detyrë kreut të shëndetësisë së Kosovës, Ministri Beqaj rikonfirmoi vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të nisur më herët ndërmjet sektorëve të kujdesit shëndetësor të dy vendeve.

Në fjalën e tij Ministri Beqaj tha se marrëveshja e bashkëpunimit mbulon praktikisht të gjitha aspektet e kujdesit shëndetësor, me qëllim kryesor përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Kosovës edhe të Shqipërisë.

“Marrëveshja mbulon praktikisht të gjitha aspektet e kujdesit shëndetësor në të dyja vendet, me qëllim kryesor përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët e Kosovës edhe të Shqipërisë. Ndërkohë edhe institucionet tona shëndetësore kanë vendosur bashkëpunimin e tyre përkatës, siç janë: institucionet që rregullojnë tregun e barnave; institucionet që inspektojnë kujdesin shëndetësor; qendrat kryesore universitare; institucionet e shëndetit publik; fondet respektive  dhe padyshim, bashkëpunimi më i hershëm dhe më i ngushtë që ndodh midis vetë mjekëve, midis qendrave universitare, por edhe spitaleve.” U shpreh Ministri Beqaj

Duke vijuar më tej, Beqaj theksoi se bashkëpunimi ndërkufitar me Kosovën do të vazhdojë në një aspekt edhe më të plotë, ndërsa shtoi se në këtë drejtim do të bëhet e mundur që në ato zona të Shqipërisë që kanë boshllëqe me kujdesin shëndetësor dhe që janë më afër me Kosovën, të jetë kjo e fundit që të ofrojë asistencë mjekësore.

Konfirmojmë, se bashkëpunimin do ta vazhdojmë edhe në një aspekt më të plotë, por edhe duke i mëshuar shumë edhe asaj që mund të jetë një bashkëpunim ndërkufitar. Kështu, jemi të interesuar që boshllëqet që ne ende kemi në kujdesin shëndetësor që ne ofrojmë, kryesisht në aksin Bajram Curri-Has-Kukës, të mund ta plotësojmë në një kohë sa më të shpejtë, me atë çfarë mund të përfitohet në Prizren dhe në Gjakovë, jo vetëm për distancën shumë më të afërt gjeografike se sa me Tiranën, por edhe për atë çfarë ofrohet më shumë atje më shumë, në krahasim me këtë pjesë të spitaleve tona.” theksoi Beqaj

Ndërsa nga ana e tij, Ministri Rrahmani, shpjegoi mundësitë për ngritjen e bashkëpunimit në nivele më të larta dhe ndihmës që mund të ofrojë shteti shqiptar ose shëndetësia shqiptare për sistemin shëndetësor të Kosovës.

Natyrisht që ne kemi arritje të shumta vitet e fundit në shëndetësi. Ndërkohë, kemi nevoja të ndryshme në fusha specifike, ku ashtu siç tha edhe ministri Beqaj, u dakorduam që grupet e ekspertëve të identifikojnë nevojat e dy sistemeve dhe të vendosen bashkëpunime korrekte. Është imperative që të nxisim edhe bashkëpunimin ndërkufitar, me qëllim që qytetarëve tanë t’i ofrojmë shërbime shëndetësore sa më cilësore, bashkëpunimi i shoqatave të ndryshme të profesionistëve, dhe të pacientëve në nevojë, të ngrihet në nivele institucionale.” tha Rrahmani

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore