Sipas tij, ligji për buxhetin e vitit 2013 përcakton se të ardhurat duhet të jenë 360.7 miliardë lekë, shpenzimet 409. 6 milliardë lekë dhe deficiti 48.9 miliardë lekë. Por, treguesit fiskalë të buxhetit të konsoliduar për periudhën 6-mujore janar–qershor 2013 dëshmojnë se deficiti ka arritur në afro 47 miliardë lekë, si rezultat i tejkalimit të shpenzimeve të planifikuara me 4.244 milionë lekë dhe i mosrealizimit të të ardhurave me 13.204 milionë lekë.
Pra, dëmi i krijuar në administrimin e financave të shtetit në 6 muaj është 17.448 milionë lekë. Qeveria ka përdorur 96 % të deficitit buxhetor vjetor. Besoj se këtë informacion ta ketë edhe Presidenti i Republikës dhe ta ketë sjellë në vëmendje të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, tha ai.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 16.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)