Një 12-vjeçar me inicialet E.K është kapur me 380 gr lëndë narkotike të llojit marijuanë në aksin rrugor Morave-Berat, teksa udhëtonte me një furgon të linjës Kakavijë-Berat.
Nga të dhënat e para hetimore policia e Beratit ka ngritur dyshimet se droga i është dhënë për transport nga vëllai i tij më i madh me inicialet M.K, 21 vjeç , për ta dërguar nga Gjirokastra në Berat ku ata jetonin.
Policia ka shpallur në kërkim 21-vjeçarin M.K nën akuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Bëhet e ditur se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com