Berat, 200 mijë pelegrinë e 10 mijë
kurbanë për festën e bektashinjve

Berat, 200 mijë pelegrinë e 10 mijë<br />kurbanë për festën e bektashinjve
BERAT – Mali i Tomorrit ka ditë që pret mijëra e mijëra pelegrinë që vijnë jo vetëm nga Shqipëria e të gjitha besimet,por tashmë edhe nga shumë vende të botës.
 
Tomorri këto ditë ngjason me një qytezë të ngritur rishtaz mbi shpatullat e malit, ndërsa aty vijnë qindra e mijërëra besimtarë për të bërë kurban e për të marrë mirësinë e vëndit të shenjtë dhe bekimin e shenjtorit të Qerbelasë, Abaz Aliut.

Mes pelegrinëvë të shumtë, këtë vit, për të uruar festën, erdhi edhe kryegjyshi botëror Haxhi Edmond Brahimaj si dhe ambasadori i  Izraelit në vendin tone, David Cohen.

Bustin e Abaz Aliut e përuroi kleriku i lartë botëror bektashian Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Në Tomorr këto ditë e netë janë plot gjallëri e të mbushura me plot ndjesi dhe lutje për paqe, mirësi, dashuri dhe bashkim.
 
Numri i pelegrinëve që vazhdojnë ritet e tyre si dikur nga lashtësia, në këto pesë ditë ka mbërritur deri në 200 mijë dhe numri i kurbanëve deri në 10 mijë.

mali i tomorrit
(Në foto: Pelegrinët duke iu drejtuar varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit)
mali i tomorrit
(Në foto: Krerët e kryegjyshatës dhe ambasdori i Izraelit Cohen, pjesëmarrës në festime)
mali i tomorrit
(Në foto: Pjekja e bagëtive që u therën për kurban)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon

Shqipëria pret samitin e NATO-s në 2027! Ministri Hasani: Aktiviteti në kalendarin e aleancës, kemi nisur përgatitjet! Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon