Një djalë i ri humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Berat dhe shkak dyshohet të jetë mbidoza.

30 vjeçari, Dorian Kovaçi, banues në lagjen "Donika Kastrioti", ka mbërritur pa shenja jete në urgjencën e Spitalit Berat.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shënja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike, informoi sot policia e Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.