Berat, 56-vjeçari i sëmurë po
vdes për bukën e gojës

Berat, 56-vjeçari i sëmurë po<br />vdes për bukën e gojës
BERAT – Një banor i lagjes “Kala” të Beratit jeton në një gjendje të mjerueshme.
 
I vetëm në shtëpi, 56-vjeçari Anastas Dhembi që thirret ndryshe “Culi”  vuan skamjen dhe mjerimin që i kanosen në jetën e përditshme.
 
Culi jeton në një shtëpi muzeale tepër të rrënuar, gati sa ta zërë brenda. Ai është është i sëmure prej kohesh dhe vuan për bukën e gojës; qendron pa drita në errësirë, nuk ka as banjë dhe as kushtin më elementar për të jetuar.
 
Ky njeri po qendron mbyllur në shtëpinë e tij prej 7-8 ditsh, duke vuajtur, ndërsa fqinjët e tij e ndihmojnë duke i çuar ndodnjë ushqim.
 
Nga ana e bashkisë së Beratit, atij nuk i është dhënë asnjë ndihme. Gjendja e tij shëndetsore e rënduar, shtuar kushtet mesjetare në të cilat jeton.
 
Pranë shtëpisë së tij kalojne dhe turistet e ardhur nga vendet e botës, por prej aty kundermon era e keqe e banesës së tij mospastrimi i terenit.
 
Vetëm sot, një nga keshilltarët bashkiakë, Aleko Boçi, e ngriti këtë problem në Këshillin e Bashkisë Berat, por deri tani nuk është bërë asgjë e ditur nëse ai do të ndihmohet.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë