Berat, ambasadorja Çeke: Situata
në KQZ e padëshirueshme

BERAT - Ambasadorja ceke në Tiranë, Bronislava Tomasova e ka komentuar si të padëshirueshme situatën në komisionin qëndror të zgjedhjeve.

Nga Berati, ku ajo zhvilloi një takim me prefekturën e qarkut, ambasadorja ceke tha se KQZ është një institucion i pavarur, si dhe bëri thirrje, që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme.
“Situata në Komisionin qëndror zgjedhor nuk është një situatë e dëshirueshme. KQZ duhet të jetë një institucion teknik, një organ i pavarur. Shpresojmë që vota e cdo qytetari të respektohet dhe zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”.

Ambasadorja ceke ka përsëritur apelin e saj se zgjedhjet e 23 qershorit janë një test i rëndësishëm, që Shqipëria të hyjë në Bashkimin evropian.

“Shtetet anëtare të BE-së po e ndjekin shumë afër situatën parazgjedhore në Shqipëri. Nga konkluzionet, që dolën në dhjetor të vitit të kaluar këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të parë edhe funksionimin e mirë të institucioneve demokartike në vend” – tha ambasadorja.
Vizita e ambasadores ceke në Berat kishte si qëllim krijimin e mardhënieve të bashkëpunimit në aspektin rajonal përpara sezonit turistik.

(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos