Berat, arrestohen dy inspektorë mjedisi! Akuzohen për shpërdorim detyre e korrupsion pasiv

Berat, arrestohen dy inspektorë mjedisi! Akuzohen për shpërdorim detyre e korrupsion pasiv

BERAT - Dy inspektorë të Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat janë arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, informoi sot policia e Beratit.

Ndaj dy inspektorëve të Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT, Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

“Nga veprimet e kryera gjatë periudhës hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprime ose mosveprime, kanë favorizuar shtetas dhe subjekte të ndryshme të ushtronin veprimtaritë e tyre në kundërshtim me ligjin” informon policia e Beratit.

Të arrestuar

Elis Bektashi, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që kryejnë funksione publike;

Alban Dylgjeri, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve pranë IKMT Berat, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Arrestimet janë kryer pas një hetimi 2 vjeçar me metoda proaktive në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për goditjen e paligjshmërive që kryhen nga personat që ushtrojnë funksione publike.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor