Berat/ Arrestohet 22-vjeçari me heroinë e para të falsifikuara

Berat/ Arrestohet 22-vjeçari me heroinë e para të falsifikuara

BERAT- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke shpërndarë heroinë. I arrestuari është E.M.,  banues në lagjen “Çlirim” Berat.

Policia personit në fjalë i ka kapur një sasi prej 0.8 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë si dhe një shumë prej 100 eurosh, që sipas policisë është e falsifikuar.

22-vjeçari nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe kjo ka bërë që policia t'i bënte kontroll ku më pas i gjetën edhe sendet e palejuar.

Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë