Arrestohet në Berat 34-vjeçari, i dënuar në Belgjikë për trafik droge

Arrestohet në Berat 34-vjeçari, i dënuar në Belgjikë për trafik droge

Foto ilustruese

Berat - Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe si pjesë e një organizate kriminale, është kapur në Berat dhe është vënë në pranga.

Kristi Greku ka qenë i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për këto vepra penale të kryera në shtetin belg.

''Gjykata e Apelit të Juridiksionit të  Përgjithshëm Tiranë ka konvertuar dënimin e vendosur nga Gjykata e Belgjikës, për këtë shtetas, dhe e ka dënuar atë, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal shqiptar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme'', thuhet në njoftim.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë