Një 35 vjeçar është arrestuar në Berat pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një shumë parash, një lokal në lagjen “30-vjetori”.
Prangosja u krye mbrëmjen e djeshmje, (18 korrik) por nga hetimet dyshohet se Roland Polovina është autori i disa vjedhjeve të tjera në këtë qytet.
“Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Lagjet”, dyshohet se ky shtetas është autor i edhe 3 vjedhjeve të tjera të pajisjeve dhe sendeve të ndryshme, të kryera gjatë muajit korrik, në 2 banesa dhe në 1 lokal’ informoi sot policia e Beratit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga sendet dhe veshjet e përdorura nga 35-vjeçari, për të kryer vjedhjet.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 35 vjeçari me banim në Berat.