Policia deklaron se me më datë 15.02.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me të dhëna: Dritan Mice, 48 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”. 

Shtetasi i lartpërmendur ka dëmtuar dy mjete dhe ka vjedhur disa sende në lagjen Kushtrim.

Më konkretisht, Dritan Mice ka dëmtuar automjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit L.H., 27 vjeç. Xhami i derës së pasme të automjetit është thyer dhe dyshohet se ka vjedhur një kasetofon dhe një çelës mekanik nga makina.

Automjeti i dytë i dëmtuar prej tij, është tip Benz dhe në pronësi të shtetasit D.D, 44 vjeç, banues në Berat. Ai ka thyer xhamin e derës dhe dyshohet se nga makina ka vjedhur kasetofonin, dokumentin e indetifikimit dhe një palë syze.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale "Vjedhja" dhe "Shkatërrimi i pronës" parashikuar nga nenet 134/2, 150 të Kodit Penal.


d.gj/ Shqiptarja.com