Berat, banorët e 3 fshatrave
protestë:Rruga e re po na rrezikon!

Berat, banorët e 3 fshatrave<br />protestë:Rruga e re po na rrezikon!
BERAT - Banorët e fshatrave Gjoroven, Velabisht, Palikësht të komunës së Velabisht kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste. Për më shumë se dy orë, banorët kanë bllokuar rrugën dhe firmën, që është duke punuar në këtë aks rrugor.
 
Sipas banorëve, firmat të cilat kanë marrë tenderin e kësaj rruge "Albstar" dhe "Petromars" kanë sjellë shumë shqetësime si në banesa, njerëz dhe bujqësi.
 
Banorët shprehen të shqetësuar se kjo firmë po punon jashtë kushteve teknike, pasi sipas tyre janë bllokuar edhe kanalizimet ujrave të bardha e ujërave të zeza, ndërsa pluhuri dhe zhurma janë tepër shqetësuese.

Shumë  fëmijë dhe pleq kanë probleme në frymëmarrje, por ajo që është tepër shqetësuese është se firma nuk ka marrë parasysh skarpatet anash rrugëve, ku janë ngritur shtëpitë e fshatarëve. Firma gjatë gjithë kohës gërmon dhe punon, duke sjellë rrezik çarjeje të mureve të banesave, si dhe rrëshqitje të tokave të tyre.

I pranishëm mes tyre ka qenë dhe vetë kryetari i komunës Velabisht, Kastriot Rapaj, i cili i kërkon firmës poseduese, që të marrë masa të menjëhershme, në të kundërt ai do të jetë vetë në krye të banorëve të komunës, duke vijuar me protesta të tjera.

Ndërsa protesta ka zgjatur dy orë është lënë, që një përfaqësi prej 8 vetësh dy kryepleq, si dhe vetë kreu i komunës Velabisht të takojnë poseduesit e firmës, "Albstar" dhe "Petromar", të cilat kanë filluar punimet e rrugës së Velabish–Palikësht të komunës së Velabishtit.

berat protesta

berat protesta
(Në foto: Nga protesta e banorëve të komunës Velabisht, Berat, kundër kushteve teknike të rrugës së re). 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca