BERAT - Pasi e ka goditur me thikë pas koke, e ka lidhur me ngjitës këmbë e duar dhe më pas e ka torturuar gjatë gjithë natës. Për ta çuar deri në fund krimin e tij, Tomorr Zeqo i ka dhënë të pijë bashkëshortes së tij, Mimoza Zeqo edhe një gotë verë më helm. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Zeqo në qytetin e Urës Vajgurore.
42-vjeçarja ka gjetur vdekjen në spitalin e Beratit ku ishte dërguar nga fqinjët e saj, të cilët kishin ndërhyrë pasi kishin mësuar për atë që po ndodhte në familjen Zeqo. Tomor Zeqo, i cili prej pak kohësh ishte liruar nga burgu është vënë në pranga nga policia pasi e ka vrarë gruan e tij 42-vjeçare, për shkaqe xhelozie. Ndërkaq familjarët e viktimës kanë deklaruar se, Tomori ishte shumë xheloz, sidomos pasi kishte dalë nga burgu kishte shfaqur shenjat të shumta xhelozie. Çifti që ishte i martuar prej vitesh kishin dhe dy fëmijë, të cilët kanë qenë në banesë kur ka ndodhur edhe krimi i rëndë.

(Në foto: Viktima Mimoza Zeqo 42 vjeçe)
Torturimi dhe vrasja
Krimi brenda familjes këtë herë ka tronditur qytezën e Urës Vajgurore në Berat mëngjesin e djeshëm. Mimoza Zeqo, 42 vjeçe është dhunuar më mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Tomor Zeqo, i sapo liruar nga burgu. Dhunimi dhe torturimi duket se ka zgjatur disa orë gjatë gjithë natës duke u gdhirë dita e djeshme. Por bashkëshorti nuk është ndaluar vetëm me torturimin dhe gjuajtjen me thikë të gruas së vete. Ai e ka detyruar të shoqen të konsumojë edhe një gotë verë brenda së cilës kishte hedhur fotoksinë.
Ky ka qenë edhe veprimi fatal që i ka marrë jetën. Në orën 04:30 minuta 42-vjeçarja Zeqo është dërguar në spital nga fqinjët, por aty ka qenë e pamundur që shpëtohej, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha. Familjarët kanë treguar se, kur kanë shkuar në spital ajo u kishte thënë se, burri i kishte dhënë edhe fostoksinë. Gjatë torturimit të gruas, në banesë kanë qenë edhe dy fëmijët e çiftit Zeqo. Ndërkohë policia ka prangosur autorin e krimit. Çifti prej kohësh kishte probleme për shkak të xhelozisë që Tomorri shfaqte ndaj bashkëshortes tij.

(Në foto:Shtepia e viktimës Mimoza Zeqo 42 vjeçe)
Tregon e motra
E motra e viktimës në Urën Vajgurore, Rudina Xhafa, ka folur rreth ngjarjes ku Mimoza Zeqo humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti e më pas i kishte dhënë me zor të pinte fostoksinë. Xhafa tregon se Tomori, bashkëshorti i motrës së saj, e kishte torturuar Mimozën, duke e lidhur duart dhe këmbë me ngjitës natriban, para se ta helmonte me fostoksinë. Ajo tregonn se, Tomori e kishte dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj në pjesë të ndryshme të trupit. “E kishte lidhur duar e këmbë e gjatë gjithë natës e kishte goditur me thikë në kokë”, tregon ajo. “Mimoza më tha se burri i kishte vendosur një dru në gojë dhe më pas i kishte dhënë gotën e verës me fostoksinë” - shprehet motra e Mimoza Zeqos, Rudina Xhafa.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO