Berat/ Del nga parkimi dhe humb kontrollin e mjetit, makina përplaset me bordura anësore përgjatë lumit Osum

Një makinë tip "Honda" ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat anësore të trotuarit përgjatë lumit Osum në Berat.

Drejtuesi i mjetit Honda M.B. me targa AA 146 FK sapo ka dalë nga parkimi, por parakalimi i një mjeti tjetër përballë tij ka bërë që ai t'i jap gaz makinës dhe të humb kontroll duke u përplasur me bordurat anësorë të trotuarit përgjatë lumit Osum.

Nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Gjysma e makinës është devijuar mbi lum por fatmirësisht mjeti është mbajtur nga kangjellat e rrugës dhe nuk ka përfunduar brenda në lumë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që kanë mundësuar edhe tërheqjen e mjetin nga rruga,për të mos shkarë e përfunduar në lumë.

1606654394_MAKINA.jpg

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shofer muti: 29/11/2020 14:31

    Ka bërë nëna shofer jo mut...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)