BERAT - Krimi brenda familjes godet sërish. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “30 dhjetori” të qytetit të Beratit, ku djali 26 vjeç Hajdar Pisku ka goditur 4 herë me thikë në trup babain e tij Aleko Pisku, 46 vjeç.

Babai është plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të qytetit, ku mori dhe ndihmën e parë shëndetësore. Më pas 46-vjeçari u dërgua drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që Policia e Beratit ka arrestuar 26-vjeçarin.

Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur pas një zënkë mes babait dhe të birit në banesën e tyre, sherr i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta nga ana e 26-vjeçarit, i cili e ka goditur 4 herë me thikë babain e tij Aleko Pisku, 46 vjeç.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndëkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan 26-vjeçarin në plagosjen e babait të tij.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)