Festivali multikulturor prej tre ditësh po i ofron qytetit të Beratit argëtim dhe kulturë duke promovuar artin shqiptar. Aktivitete të ndryshme kanë marrë pjesë në këtë festial ku grupe piktorësh të vegjël kanë ekspozuar artin e tyre. Është organizuar panairi i agrobiznesit dhe artizanatit ku më shumë se 30 artizanë kanë promovuar produktet e tyre në Pedonalen e qytetit, ku binin në sy prodhimet vendase.
Sot në ditën e tretë të festivalit është zhvilluar një konferencë mbi trashëgiminë kulturore ku u mblodhën personalitete të njohura të artit dhe kulturës në muzen e Onufrit. Konferenca e titulluar “Trashëgimia si kujtesë” ka synuar të hedh më tepër dritë mbi trashëgiminë kulturore të Beratit, por jo vetëm. Ajo ka pasur referencë artistin e njohur, Maks Velo, historianin Ajet Nallbani, fotografin Ronald Tasho, piktorin Agron Polovina dhe Ols Lafe dhe Eugen Kallfani.
Përfaqësuesi i Organizatës, 'CoDe Albania', Albert Nikolla, u shpreh rreth rëndësisë së kësaj konference për vlerat kulturore, duke vlerësuar pjesëmarrjen në të të emrave të njohur të artit dhe kulturës në vend.
“Të trajtohen tema që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore të Beratit, por jo vetëm kaq pasi duhet të ketë një frymëmarrje më të gjerë, për sa i përket trashëgimisë kulturore në rang kombëtar. “ tha Nikolla
Në netët në vazhdim të festivalit pritet të organizohen aktivitete të shumëllojshme kulturore për t`i shtuar notat më të larta të këtij festivali multikulturor në qytetit e Beratit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
30%
-
Njësoj
16.5%
-
Më keq
53.5%
Vota total: 5688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rita Ora s'i lë vend imagjinatës, ‘provokon’ me foton e pushimeve në Ibiza
2 Gusht, 14:12
-
E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma
2 Gusht, 13:59
-
'Skandal diplomatik', BDI kërkon përgjegjësi politike për incidentin në aeroport me presidenten Vjosa Osmani
2 Gusht, 13:48
-
Çudira nga Olimpiada, Federata e Atletikës harron të regjistrojë atleten e 100 metrave
2 Gusht, 13:45
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, miku që u bë armiku i betuar i Ervis Martinajt! Akuzohet si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos
2 Gusht, 13:38
-
Turqia bllokon Instagramin, por s’tregon arsyen
2 Gusht, 13:27
-
Spiunët e 'fjetur', miliarderi rus, miku i Putinit dhe zgjedhjet e Bidenit! Skenari i fshehtë i SHBA - Rusi për shkëmbimin e të burgosurve
2 Gusht, 13:26
-
Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e SPAK?
2 Gusht, 13:09
-
Rritet numri i udhëtarëve në Portin e Vlorës! Të rinjtë italianë nga Kalabria për pushime në Sarandë
2 Gusht, 12:59
-
Paris 2024/ 'Nuk kam frikë të ndeshem', flet kundërshtarja e ardhshme e boksieres algjeriane që shkaktoi debate në Olimpiadë
2 Gusht, 12:56
-
Mero Baze: Presidenti po kërkon përgjegjshmëri për viktimat e mikrokredive
2 Gusht, 12:43
-
Paris 2024/ Panik në Lojërat Olimpike, notarja rrëzohet në pishinë! Dërgohet me urgjencë në spital
2 Gusht, 12:41