BERAT- Një tjetër aksident i rëndë me 1 viktimë është regjistruar mesditën e sotme në Berat. Shoferi i një ‘fuoristradë’ ka përplasur për vdekje një të moshuar që udhëtonte me biçikletë i cili përfundoi nën rrotat e makinës. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në rrugën e re në lagjen "Çelepis", një zonë problematike për shkak të mungesës së sinjalistikës.

I moshuari i identifikuar si Agron Toska është hedhur fillimisht mbi kofanon e makinës dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të moshuarin, i cili fillimisht u transportua me ambulancë drejt Spitalit  të Beratit, por për fat të keq nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i automjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariat për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen. Ky është aksidenti i dytë i rëndë në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm u regjistrua një tjetër aksident tragjik në Mirditë, ku humbën jetën 2 të rinj.