Një pikë karburanti në fshatin Dumas të Beratit është bërë objekt i një grabitjeje të armatosur.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë mësyrë karburantin që ndodhet buzë rrugës Kuçovë-Berat, ndërsa në të ndodhej vetëm një punonjës.

Ky i fundit përballë armëve ka dorëzuar lekët e xhiros, teksa shuma e grabitur është rreth 20 mijë lek.

Agresorët janë larguar me një automjet, ndërsa policia e Beratit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të grabitjes dhe identifikimin e autorëve.

karburanti berat me logo
(Karburanti i grabitur në Berat)

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)