Një aksident ka ndodhur në aksin rrugore Berat-Skrapar, pranë fshatit Hoxhaj. Dy makina janë përplasur kokë më kokë duke dëmtuar lehtë 3 persona. Mjeti tip ‘Golf 5’ me drejtues Xhulio Katillari , i cili ishte duke lëvizur ne drejtim te Beratit ka humbur kontrollin e makinës në kthesë dhe është përplasur me makinën tip ‘Seat’, që po shkonte drejt Skraparit me drejtues shtetasin italian Guido Sivori. Nga aksidenti kane ngelur të plagosur lehtë 3 persona që po udhëtonin n ë makinën ‘Golf 5’.

Ndërkohë shtetasi italian, Guido Sivori i cili u përfshi në aksident, tha se ishte duke ecur ngadalë dhe se makina tjetër i ishte futur në korsinë e tij duke e goditur përballë. Sivori tha se nuk e kuptoi se si makina i erdhi, ndërsa shtoi se fatmirësisht familja e tij që ndodhej në makinë nuk u lënda.

“Isha shumë ngadalë dhe makina tjetër mbiu nga kthesa dhe më erdhi përballë në korsinë time, u mundova ta shmangia por nuk mund, ndoshta mund të ishte shumë shpejt makina tjetër. Përplasja ishte ballore, kokë më kokë, familja ime është mirë”, tha shtetasi italian.