Ne orët e para të mëngjesit INUK ka filluar prishjen e një objekti në Urën Vajgurore. INUK njofton se objekti është në pronësi të Syrja Ormënaj, kryebashkiaku i Urës Vajgurore dhe daja i minsitrit Veliaj, ndërsa ky i fundit së bashku me avokatin Sami Velçani deklarojnë se ndërtesa parafabrikat 1+1,me destinacion “Hotel”, shtrihet në një sipërfaqë rreth 400 metër katror është në pronësi të Kristina Ormënaj, e cila është bashkëshortja e dajës së ministriti Veliaj, i cili ka nderruar jete prej tre vjetesh.
Avokati Velçani e cilëson të jashtëligjshëm dhe të padrejtë vendimin e marrë për prishjen e këtij objekti që,sipas tij, është i pajisur me të gjitha dokumentat e nevojshme, të cilat janë kontrolluar disa herë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Gjithashtu avokati thotë se do denoncojë INUK dhe do kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e kundraligjshme.
“Gjykata e Shkallës së Parë Berat me vendimin 1226 datë 03.11.2011 është rrëzuar kërkesa e paditësve dhe leja është konsideruar e ligjshme. Ky vendim është kontrolluar nga INUK-u vetë, po kjo është e paligjshme”, deklaroi avokati Sami Velçani.
Ndërsa sipas INUK ky objekt është i kundraligjshëm. Në bazë të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit në Vlorë nr 832 date 4.10.2011., rezulton se leja e ndërtimit e miratuar nentor 2009 nga KRRT e bashkisë së Urës Vajgurore është në akt i nxjerrë në kundërshtim me ligjin, rrjedhimisht ky akt shfyqizohet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO