Berat/ Ishte duke mbledhur arra, 68-vjeçari rrëzohet nga pema dhe humb jetën (EMRI)

Berat/ Ishte duke mbledhur arra, 68-vjeçari rrëzohet nga pema dhe humb jetën (EMRI)

Foto ilustruese

BERAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Starovë në Berat, ku një 68-vjeçar i identifikuar si Syrja Hoxha teksa ishte duke mbledhur arra bashkë me familjen në tokën e tij, nga pakujdesia ka rënë nga pema dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Lartësia nga e cila ka rënë i moshuari ka qenë fatale pasi ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme menjëherë pas rënies në tokë. Familjarët e tmerruar kanë njoftuar menjëherë policinë që ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë i të moshuarit është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku viktima Syrja Hoxha do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore, që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes.

Mësohet se familjarët e Hoxhës por edhe bashkëfshatarë të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, janë duke dhënë deklaratat e tyre në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë aksidentale që i mori jetën 68-vjeçarit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit