BERAT-Në kuadër të operacioneve për parandalimin e kultivimit të kanabisit, policia ka sekuestruar 685 fara bime narkotike kanabis.
Për rastin policia procedoi në gjendje të lirë 26-vjeçarin me inicialet L.M. ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë që të mund të jenë të përfshirë.
Sipas policisë, farat e kanabisit u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com