Një ish-punonjës i postës në qytetin e Beratit i shpallur në kërmim, është arrestuar  këtë të dielë nga policia e Beratit. Sipas policisë, në pranga është vënë 55 vjeçari Iljaz Vrapi banues në fshatin Goriçan Berat,  me detyrë ish punonjës i postës në ish Komunën Kutalli.

Vrapi, ishte dënuar nga gjykata e Beratit me 3 vjet burg për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.  Mësohet se ish-punonjësi i postës, ka përvetësuar shuma të ndryshme lekësh të derdhura nga qytetarët duke mos i arkëtuar këto lekë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)