BERAT - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen rëndë të një fëmije 8 vjeçar ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Palikësht ku një automjet tip Mitsubishi me targa AA 463 BK, me drejtues Flamur Memën ka përplasur të miturin P.M, 8 vjeç sapo ky i fundit ka zbritur nga autobuzi i shkollës.
 
Për pasojë 8 vjeçari është plagosur rëndë i cili fillimisht është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit. Por pas marrjes së ndihmës së parë bluzat e bardha vendosën transportimin e të miturit me helikopter drejt kryeqytetit për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
 
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes nisi punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit, teksa ndaloi edhe drejtuesin e automjetit.

aksidenti berat
aksidenti berat
aksidenti berat

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)