Dy makina janë aksidentuar mëngjesin e sotëm në qendër të Beratit. Makinat janë përplasur kokë më kokë dhe më pas njëra prej tyre ka përfunduar duke goditu shtyllën e ndriçimit në rrugë. Kjo ka bërë që shtylla të bie sipër një mjeti tjetër që ka qenë i parkuar.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm 3 mjetet të dëmtuara, si pasojë e aksidentit zinxhir.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.