Berat, mali i Tomorit drejt
degradimit, shfrytëzohet nga privatët

Berat, mali i Tomorit drejt<br />degradimit, shfrytëzohet nga privatët
BERAT- Mali i Tomorit, që shtrihet në lindje të qytetit të Beratit, është degraduar plotësisht. Punonjës të firmave private kanë shkatërruar faqet anësore të malit, për ta shfrytëzuar atë për pllakëzat e gurëve qe dalin nga brendësia e tij.
 
Punonjësit kanë hyrë vend e pa vend duke degraduar malin e Tomorit e duke i lënë të hapura zonat e gërmuara.
 
Ndonëse mali i Tomorit është zonë e mbrojtur turistike, nga ana e instancave shtetërore nuk është marrë asnjë masë, madje privatët kanë shfrytëzuar edhe kohën kur institucioni i Prefektit aktualisht është pa drejtues.

Kjo pasi kreu i Prefekturës së Beratit, Bujar Hoxhaj, dha dorëheqjen pas ndërrimit të pushteteve. 
 
Megjithatë, deri tani nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e malit, apo edhe për ndalimin e privatëve që po shfrytëzojnë faqet anësore të tij.
mali i tomorrit
(Foto: Degradimi i malit të Tomorit)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania