Berat/ Mjeti del nga parkimi dhe godet ‘Ford-in’, plagoset fëmija 3-vjeçar (VIDEO)

Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije 3 vjeçar ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në Berat. Një mjet i parkuar pranë një ndërmarrjeje ka lëvizur në drejtim të rrugës nacionale. Drejtuesi i mjetit nuk ka kontrolluar rrugën dhe si pasojë është përplasur me një makinë tip ‘Ford’ që po kalonte në rrugën kryesore.

Si pasojë e goditjes së madhe, mjeti tip ‘Ford’ është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës duke marrë dëmtime të konsiderueshme. Sipas burimeve në vendngjarje, drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime të lehta ndërsa një fëmijë, i cili ka qenë brenda mjetit ‘Ford’ është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore. Në këtë zonë ka pasur mjaft aksidente për mungesë sinjalistike.

A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja

Jakin Marena: ‘Dashnor’ i Gruevskit, se rruan për SPAK por nuk e pyet as gruaja