Berat/ Mjeti përplas 72-vjeçarin mbi biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë! Shoqërohet drejtuesi

BERAT- Një aksident është regjistruar hyrje të qytetit të Beratit. Një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur. 72-vjeçari është identifikuar si Dhimitraq Buda, ndërsa burime për ‘Report Tv’ bëjnë më diej se Buda është përplasur nga një mjet tip ‘Ford’ me targë, XKP 452.

Mjeti tip ‘Ford’ drejtohej nga Edison Qose i cili është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes. Mësohet se 72-vjeçari ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa pas përplasjes është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit. Bëhet me dije se gjendja e tij është e rënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Basha: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha

Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, Basha: Nuk do të dorëzohemi përballë padrejtësive, që burojnë nga pazari Rama-Berisha