Berat, nxënësit e fshatit Karkanjoz
pa shkollë, godina ka marrë fund

BERAT - Sezoni ri shkollor e gjen plotësisht të shkatërruar shkollën e fshatit Karkanjoz. Aty shkojnë për të mësuar 121 nxënës që sëbashku me personelin e shkollës, bëhen 141.
 
Godina ka pësuar çarje në të gjithë strukturën e saj duke filluar që nga themelet, që kanë bërë ulje si pasojë e rrëshkitjes së tokës gjatë rëshjeve të rëna në dimrit.
 
Gjendja e shkollës ka rreth 3 vjet që ka filluar të prishet, por tashmë ajo është jashtë funksionit, ka degraduar tërësisht e pritet veç që të bjerë.
 
Kryetari i komunës, Petrit Fiska, shprehet se “nuk kemi fond për të bërë një shkollë të re, por i kërkojmë ndihmë Ministrisë së Arsimit për të akorduar një fond për të rindërtuar një shkollë të re.
 
I pyetur se ku do të shkojnë nxënësit për të mësuar, ai tha se “do të gjejmë disa ambiente me qera në fshat, por kjo nuk është zgjidhje.
 
Ndërsa, drejtori i shkollës Gëzim Shkoza , nga ana e tij tha se “në këtë godinë të shkollës  nuk mund të fusim nxënësit për të mësuar, sepse nuk i ka kushtet. Banorët e fshatit po ashtu thanë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët atje për të mësuar, sepse nga çasti në çast mund të ndodhë ndonjë tragjedi.

godina e prishur e shkolles ne berat
(Në foto, çarjet në godinën e shkollës)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq