Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Zjarr në plantacionet me ullinj në fshatin Levan- Fier.  Burime nga MZSH bashkia Berat bëjnë me dije se një vatër zjarri është shfaqur në plantacionet me ullinj në fshatin Levan zona e Shpiragut.

Menjëherë pasi ka marrë njoftimin është nisur grupi gatshëm i shërbimit dhe dy automjete.

E favorizuar nga era si dhe distanca e largët zjarri ka marrë përpjesëtime të mëdha. Situata në fshatin Levan Njësia Administrative Sinjë u vu nën kontrolle nga forcat tona zjarrfikëse.

Nga zjarri i rënë në fshatin Levan NJA Sinjë u përshkuan nga zjarri rrethe 1.7ha ullishte dhe qershi ku u dogjën 40 rrënjë ullinj dhe 15 rrënjë qershi si dhe u dogjën rrethe 0.3ha pyll shkurre.

Zjarri u fik plotësisht dhe po mbahet nën mbikëqyrje vatra e zjarrit.

G.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie