Berat, përfundon Plani Urbanistik
asnjë tolerancë ndërtimeve pa leje

Berat, përfundon Plani Urbanistik<br />asnjë tolerancë ndërtimeve pa leje
BERAT - Përfundoi hartimi i planit të përgjithshëm vendor për qytetin e Beratit. 

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi dhe drejtori i Urbanistikës, Redin Kusta gjatë një konference për shtyp. 

Pjesë e rëndësishme e PPV-ve janë studimet e veçanta, social-ekonomike, mjedisore, hidroteknike, historike, demografike dhe tendencat e zhvillimit të Beratit për një periudhë 20-vjeçare!

Plani i përgjthshëm vendor është në sinkron me ligjin e ri të planifikimit të territorit dhe përfaqëson praktikat më të suksesshme dhe standardet e sotme të planifikimit dhe  të zhvillimit.

Ka të formuluar qartë strategjinë e zhvillimit, vizionin dhe qëllimin mbi të cilat orientohet ky dokument. Gjithashtu krijon kushte për t'i dhënë përgjigje zhvillimit të shpejtë urban dhe dimensionit të një qyteti relaksues e konkurrues.

Ky plan merr në konsideratë statusin e Beratit si qendër e trashëgimisë botërore, pasuri e UNESCO-s dhe respektimin e kritereve te menaxhimit të qendrës historike.

Plani i Përgjithshëm zgjeron vijën administrative të bashkisë Berat dhe orienton politikat e zhvillimit urban. Zgjerimi i vijës administrative i jep mundësi zhvilllimit të qytetit.

Në plan përcaktohen gjithashtu zonat e reja të zhvillimit, rehabilitimi i shtratit të lumit. Parashikimi i by-passit dhe unazës së qytetit do t'i japë frymëmarrje qendrës historike, duke shmangur trafikun në bulevard dhe duke ofruar mundësitë e një zonë pedonale.

Kreu i bashkisë Berat ka theksuar se do të merren masa për të gjithë ata që kanë ndërtuar banesa pa leje në zonën muzeale, si dhe në disa rajone të qytetit të Beratit, se do të prishen nuk do të tolerojmë askënd të ndërtojë më.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet